Politika e Privatësisë

Kjo është politika e privatësisë të Studios Ligjore “Legale Albania Law & Tax”, (në vijim referuar vetëm si “Legale Albania” ose “Kontrolluesi”), me seli ligjore në Rruga “Myslym Shyri”, DOMUS Residence, Kati 4, Suitat 16 – 17, Njësia Bashkiake nr. 10, Kodi Postar 1001, Tiranë, Shqipëri, e cila ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat që deklarohen në faqen e internetit. Këto procese realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë. Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe interneti, konsiderohet se ju keni lexuar dhe pranuar kushtet e përdorimit të kësaj faqe interneti, e cila përbën “Politikën e Privatësisë”.
Të gjitha të dhënat e përfshira në faqen zyrtare të internetit https://legalealbania.com, si dhe të dhënat të cilat mund të merren nëpërmjet saj, i nënshtrohen Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, legjislacionit Evropian (GDPR 2016/679), Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar, Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, si dhe aktet e tjera nënligjore.
1. Llojet e të dhënave personale dhe përdorimi i tyre
“Legale Albania”, si kontrolluesi i të dhënave personale i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit dhe përpunon të dhënat personale në përputhje me legjislacionin në fuqi. Lloji i të dhënave personale që do të administrohen janë:
a) të dhënat personale të vizitorëve në faqen e internetit;
b) të dhënat personale të kandidatëve për punësim.
Për vizitorët në faqen tonë të internetit https://legalealbania.com/, sistemi mbledh informacione standarde, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre online, klikimet e rubrikave në këtë faqe, leximin e publikimeve apo njoftimeve. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore (për të treguar qasjen e vizitorëve dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale pa i bërë ata të identifikueshëm). Ne, si kontrollues të të dhënave personale e mbledhim këtë informacion në mënyrë të tillë, që të mos identifikojmë asnjë vizitor dhe nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.
Përpunimi i të dhënave do të kryhet në formë letre dhe/ose me anë të mjeteve elektronike dhe/ose telematike dhe në çdo rast sipas mënyrave dhe mjeteve të përshtatshme për garantimin e sigurisë dhe konfidencialitetin e të dhënave në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në veçanti, do të ndërmerren të gjitha masat teknike, informatike, organizative, logjistike dhe procedurale të sigurisë në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e të dhënave personale të parashikuara nga ligji, duke u lejuar përdorimin e tyre vetëm personave të autorizuar dhe ngarkuar nga Kontrolluesi për këtë qëllim. Gjithashtu, gjatë plotësimit të formularit dhe rubrikave online, kërkohet dhënia e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve për punësim i dërgohen Kontrolluesit në formën e Curriculum vitae (“CV”) me anë të shërbimit online, e-mail, ose paraqitjes fizike pranë mjediseve të “Legale Albania”. Këto të dhëna nuk komunikohen me palë të tjera, por përcillen në mënyrë të automatizuar tek punonjësit përgjegjës për trajtimin e tyre dhe përzgjedhjen e personelit të punës. Dërgimi i CV-ve mund të përfaqësojë:
a) aplikim spontan i kandidatit për punë;
b) aplikim i bazuar në një njoftim për vend të lirë pune.
Në rubrikën e regjistrimit, gjenden të renditura disa nën rubrika, të cilat kanë në përmbajtje të tyre kërkimin e të dhënave personale, që konsistojnë në: të dhënat e identifikimit, adresë email-i, numri i telefonit, eksperiencën e punës, studimet e përfunduara, njohuritë kompjuterike dhe ato gjuhësore, të dhëna të cilat depozitohen nga aplikantët në kuadër të procedurave verifikuese dhe përzgjedhëse sipas pozicionit të punësimit. Plotësimi i të dhënave në këtë formular kërkohet vetëm për qëllime të ligjshme dhe në përmbushje të detyrimeve ligjore të Kontrolluesit. Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 3 muaj pasi konkursi i punësimit ka përfunduar, e më pas shkatërrohen ose fshihen plotësisht. Të dhënat personale në lidhje me kandidatë të intervistuar dhe vlerësuar si kandidaturë interesante për mundësi punësimi, por jo të nevojshëm për t’u pranuar në mënyrë të menjëhershme për atë pozicion pune, do të futen në një bazë të dhënash specifike dhe do të ruhen për një periudhë 12 muaj në format elektronik ose manual. Të dhënat në lidhje me aplikime spontane për punë do të ruhen dhe do të fshihen nëse, pas 24 muajsh nga data e dhënies së tyre, i interesuari subjekt i të dhënave personale nuk është kontaktuar për një intervistë të parë.
2. Mbrojtja e të dhënave personale
Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:
a) përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
b) grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
c) mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
d) saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur;
e) mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar.
3. Të drejtat e Subjektit të të dhënave personale
Ju mund të kërkoni informacion mbi kategoritë, kohëzgjatjen e ruajtjes, përpunuesit dhe qëllimin e përpunimit të dhënave që ne përpunojmë në lidhje me ju dhe marrëdhëniet tuaja me ne dhe formën që merr një përpunim i tillë. Nëse përpunojmë të dhëna personale të pasakta ose jo të plota, ju mund të kërkoni korrigjimin ose plotësimin e të dhënave. Ju mund të kërkoni që të dhënat e përpunuara në mënyrë të paligjshme të fshihen. Nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e ligjshme për të dhënat personale ju mund të ankoheni me shkrim në adresën tonë ose me e-mail. Në të gjitha rastet, ne kërkojmë që të përdorni kontaktet e shënuara si më poshtë dhe të paraqisni prova të identitetit tuaj.
4. Masat për sigurinë e të dhënave personale
Kontrolluesi merr masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi. Kontrolluesi është përkushtuar në zbatimin me rigorozitet të të gjithë kuadrit ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e përdoruesve, sipas parashikimeve në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar si dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në asnjë rast të dhënat personale nuk do të shpërndahen, përveç rasteve të parashikuara me ligj, për më tepër “Legale Albania” nuk i transmeton ato tek palë të treta. Dokumentacioni i të dhënave mbahet për aq kohë sa është i nevojshëm për qëllimin, për të cilin është grumbulluar. Për këtë arsye ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara në dosje për një qëllim të ndryshëm nga qëllimi i grumbullimit. Kontrolluesi dhe çdo person i autorizuar që merret me përpunimin e të dhënave i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit edhe pas përfundimit të ushtrimit të këtij funksioni. Për këtë arsye ndaj këtyre individëve u ofrohen udhëzime dhe trajnime për t’u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë.
5. E drejta për t’u ankuar
Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas ushtrimit të këtij ankimi, në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.
Komisionieri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale:
Adresa: Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, Tiranë.
Faqja web: www.idp.al
Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ndryshon të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
6. Ndryshimet në këtë njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale
“Legale Albania” rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.
7. Si të na kontaktoni
Me anë të informacionit të mësipërm urojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth mbrojtjes së të dhënave dhe së ruajtjes së privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes zyrtare të “Legale Albania”.
Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
Kontrolluesi: “Legale Albania”
E-mail: [email protected]