"Your challenges ally!"
Av. Dr. LULZIM ALUSHAJ
Managing Partner
Member of UIA (International Association of Lawyers) (Paris – France)
Membro della Camera degli Avvocati Internazionalisti (Milano – Italia)
Dhoma Kombëtare e Avokatisë (Tiranë – Albania)
Consiglio Nazionale Forense (Roma – Italia)
Tel: +355 4 453 4100
E-mail: [email protected]
RRETH NESH
Studio ligjore “Legale Albania” Law & Tax është një studio multidisiplinare e të drejtës me orientim të veçantë ndërkombëtar, duke patur që nga themelimi i saj marrëdhënie të privilegjuara me Evropën dhe veçanërisht me Italinë dhe shoqëritë italiane. Me profesionistët e zyrës në Tiranë dhe me bashkëpunimin me Filiale të ndryshme në Romë, Bolonjë, Torino, Napoli, Pescara, Studio ligjore “Legale Albania” garanton asistencë ligjore të një profili të lartë si në Shqipëri ashtu edhe në vendet ku ka rrjetin e saj të bashkëpunimeve.
SHËRBIMET TONA
E Drejta e Shoqërive Tregtare
Lexo më shumë
Ndërkombëtarizimi dhe e Drejta Ndërkombëtare
Lexo më shumë
Mosmarrëveshje Civile dhe
Tregtare - Arbitrazhi ADR
Lexo më shumë
E Drejta Tregtare dhe
Kontratat ndaj Shoqërive të Huaja
Lexo më shumë
TMT – Teknologjia, Media dhe Telekomunikacioni
Lexo më shumë
PUBLIKIME
Shiko të gjithaNdryshon përbërja e Komisionit të Çmimit të Barnave dhe procedurat e përcaktimit dhe deklarimit të çmimeve të barnave
Në Fletoren Zyrtare nr. 64, datë 27.03.2026 është publikuar dhe ka hyrë në fuqi me botimin e saj, Vendimi nr. 198, datë 26.03.2026 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 645, datë 01.10.2014 “Për ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave”, të ndryshuar”.
Ky Vendim sjell një sërë ndryshimesh në organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Çmimit të Barnave, si dhe në procedurat e përcaktimit të çmimeve të barnave në Republikën e Shqipërisë. Konkretisht, është ndryshuar përbërja e Komisionit, duke rritur përfaqësimin e Ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë nga një në dy anëtarë. Mënyra e krahasimit të çmimeve është ndryshuar, duke u bazuar tashmë në çmimet CIF të shteteve referente: Itali, Greqi, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Kroaci, në vend të çmimeve të tregtimit me shumicë siç përcaktohej më parë. Njëkohësisht, është ndryshuar metodologjia e përcaktimit të çmimit të referencës, ku ndryshe nga parashikimi i mëparshëm i cili merrte si bazë çmimin më të ulët që aplikohej ndër pesë shtetet referente, tashmë përcaktohet se do merret çmimi mesatar i tre çmimeve më të ulëta, që aplikohet ndër pesë shtetet referente.
Në këtë Vendim janë ndryshuar afatet procedurale, përkatësisht, afati i deklarimit të çmimeve nga mbajtësi i autorizimit të tregtimit ose përfaqësuesi i tij ligjor, nga data 31 tetor është zhvendosur duke u afruar më 30 shtator të çdo viti, afati i njoftimit nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë për deklarimin e çmimeve nga 30 shtator në 1 shtator, si dhe datën e mbledhjes së Komisionit për hapjen e zarfeve të çmimeve të deklaruara nga 5 nëntor në 5 tetor të çdo viti.
Vendimi zgjeron gjithashtu fushën e zbatimit duke përfshirë barnat biosimilare krahas atyre gjenerike. Në dispozitat e fundit të Vendimit përcaktohet se, Komisioni i Çmimit të Barnave duhet të kryejë rivlerësimin e çmimeve të miratuara për vitin 2026 brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e tij.
Për më shumë informacion: [email protected]
Legale Albania
http://legalealbania.com
Miratohet VKM për kompensimin e kontributeve të Punëdhënësit që preken nga Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi
Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin “Për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës për kompensimin e kontributeve të Punëdhënësit për koston shtesë që krijohet si rezultat i rritjes së pagës minimale”, i cili pritet të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Ky vendim synon të mbështesë subjektet që preken nga Vendimi për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi në vlerën 50,000 lekë/muaj bruto, duke parashikuar kompensimin financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara nga punëdhënësi për periudhën kontributive janar – shtator 2026. Ky kompensim financiar do të jepet mbi bazën e numrit maksimal të punonjësve me pagë bruto nga 40,000 lekë deri në 49,999 lekë, të deklaruar në listëpagesën e muajit shtator 2025 (sipas deklarimit të fundit gjatë vitit 2025).
Masa e kompensimit është 16.7% e diferencës midis pagës së deklaruar të punonjësit në shtator 2025 dhe pagës minimale të re prej 50,000 lekësh.
Për të përfituar nga kjo skemë, subjektet duhet të kenë më shumë se një punonjës të deklaruar në listëpagesë, të mos jenë subjekte në pronësi shtetërore apo ente publike, të mos jenë të regjistruara si të vetëpunësuar (me apo pa punëmarrës), të mos kenë detyrime (principal) ndaj organeve tatimore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në momentin e aplikimit.
Aplikimi do të kryhet në mënyrë elektronike në portalin e-Albania, në llogarinë e subjektit.
Shërbimi për aplikim pritet të hapet më 1 prill 2026 dhe aplikimet do të jenë të mundura deri më 31 tetor 2026.
Për më shumë informacion: [email protected]
Legale Albania
http://legalealbania.com
Shqipëria ratifikon Konventën e Gjykimeve 2019 mbi njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në fushën civile dhe tregtare
Më 13 shkurt 2025 Republika e Shqipërisë ka depozituar instrumentin e ratifikimit të Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në Çështje Civile ose Tregtare nënshkruar më datë 2 korrik 2019 (Konventa e Gjykimeve 2019). Kjo Konventë, e ratifikuar përmes Ligjit nr. 122/2024 me të njëjtin titull, është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi për Republikën e Shqipërisë më 1 mars 2026.
Me këtë hap, Shqipëria i bashkohet shteteve që synojnë forcimin e sigurisë juridike ndërkombëtare në fushën civile dhe tregtare, duke lehtësuar njohjen dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore të huaja.
Shqipëria është anëtare e Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private që prej vitit 2002 dhe tashmë është Palë Kontraktuese në 17 konventa dhe instrumente të kësaj organizate, duke forcuar më tej integrimin e saj në kuadrin juridik ndërkombëtar.
Për më shumë informacion: [email protected]
Legale Albania
http://legalealbania.com
Publikohet Ligji i ri “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.
Në botimin e Fletores Zyrtare nr. 15, datë 21.01.2026 është publikuar Ligji nr. 96/2025, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i cili shfuqizon Ligjin e mëparshëm nr. 60/2016.
Me anë të këtij ligji të ri, krahasimisht me ligjin e vjetër nr. 60/2016, janë shtuar përcaktime më të detajuara në drejtim të të drejtave të sinjalizuesit, ndihmësit dhe personave të lidhur me sinjalizuesin, njësisë përgjegjëse; procedurës së sinjalizimit dhe hetimit administrativ, transparencës dhe sistemit të mbrojtjes së sinjalizuesve; si dhe shtim i kundërvajtjeve dhe masave administrative.
Një ndryshim thelbësor, nga ligji i shfuqizuar, është se detyrimi për krijimin e njësisë përgjegjëse zbatohej vetëm për autoritetet publike me mbi 80 punonjës dhe subjektet private me mbi 100 punonjës, ndërsa Ligji i ri përcakton e ul këtë vlerë, në mbi 50 punonjës për çdo autoritet publik, subjekt privat dhe ent me kapital ose kontroll shtetëror, gjithashtu lejon mundësinë për krijimin e njësive të përbashkëta për subjektet private me 50 - 249 punonjës që ushtrojnë të njëjtën veprimtari, me kusht garantimin e konfidencialitetit dhe trajtimit efektiv të sinjalizimeve.
Organet përgjegjëse kompetente do të nxjerrin akte nënligjore në zbatim të Ligjit Nr. 96/2025, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ndërsa subjektet private dhe autoritetet publike, në përputhje me udhëzimet e ILDKPKI-së, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, duhet të miratojnë rregulloret për përcaktimin e rregullave të sinjalizimit e njësisë përgjegjëse dhe për procedurat e hetimit administrativ dhe masat për mbrojtjen e konfidencialitetit.
Shkelja e detyrimeve që përcakton ky ligj dënohet me gjoba që variojnë nga 100,000 - 500,000 lekë.
Për më shumë informacion: [email protected]
Legale Albania
http://legalealbania.com

Legale Albania
E-mail: [email protected]
Telefon: +355 4 453 4100
Rruga “Myslym Shyri”, DOMUS Residence,Kati 4, Suita 16 – 17,
Njësia Bashkiake nr. 10, kodi postar 1001, Tiranë, Albania
Links të rëndësishëm