E Drejta e Kredisë Ndërkombëtare
- Analiza e debitorit dhe kapacitetit të tij financiar;
- Hartimi i një paralajmërimi jashtëgjyqësor me qëllim rikuperimin e kredisë;
- Lëshim urdhri ekzekutiv kombëtar (Ligji nr. 48/2014), evropian ose gjykim i zakonshëm nëse faza e mëparshme nuk rezulton e suksesshme;
- Veprimet përmbarimore mbi pasurinë e paluajtshme, të luajtshme ose të palës së tretë të debitorit.
Nëpërmjet përvojës dhe lidershipit tonë në këtë sektor, ne kemi zhvilluar një qasje metodologjike drejt rikuperimit të kredisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndjekim një iter të paracaktuar që synon përsosmërinë për të sjellë rezultatet më të mira në një sektor që shpesh duket i ndërlikuar dhe jo lehtësisht i aksesueshëm. Mundësitë që ofron legjislacioni i ri shqiptar, me Ligjin nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare” (i përafruar me Direktivën e Parlamentit dhe Këshillit nr. 2011/7/BE) për rikuperimin e kredive të faturave në një kohë të shkurtër janë objekt i punës tonë të përditshme.