Av. XHESILDA BALASHI
Senior Associate
Legale Albania Law & Tax
Rruga "Myslym Shyri", DOMUS Residence, Kati 4, Suita 16-17,
Njësia Bashkiake nr. 10, Kodi Postar 1001, Tirana, Albania.
Telefon: +35544534100
Faqja web www.legalealbania.com
Xhesilda Balashi është diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës (Shqipëri) dhe ka përfunduar Master shkencor në të Drejtë Publike me rezultate shumë të mira. Ajo është anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë. Gjatë formimit profesional, ajo ka punuar pranë një Studio Ligjore ndërkombëtare, në të cilën ka patur një eksperiencë të rëndësishme, veçanërisht në të drejtën e migracionit, të drejtën doganore dhe të drejtën bankare.
Në pozicionin e saj të Senior Associate është bërë pjesë e “Legale Albania” prej vitit 2019. Ajo është e specializuar në të drejtën e pronësisë industriale e intelektuale, të drejtën e medias dhe ofron rregullisht shërbime ligjore për kompanitë në lidhje me themelimin dhe konsulencën ndaj tyre, duke u përfshirë veçanërisht në çështjet e punësimit, të drejtën tregtare dhe shoqërive tregtare, të drejtën kontraktore si dhe mbrojtjen në çështjet gjyqësore.