Av. Dr. LULZIM ALUSHAJ
Përfaqësim në çdo shkallë të gjyqësorit
Legale Albania Law & Tax
Rruga "Myslym Shyri", DOMUS Residence, Kati 4, Suita 16-17,
Njësia Bashkiake nr. 10, Kodi Postar 1001, Tirana, Albania.
Telefon: +35544534100
E-mail: [email protected]
Faqja web: www.legalealbania.com
Pas shkollës së mesme u diplomua për Drejtësi pranë Universitetit të Bolonjës (Alma Mater Studiorum).
Gjatë periudhës së praktikës profesionale të kryer në Studio Ligjore ndërkombëtare, ai ka fituar një eksperiencë të rëndësishme në çështje dhe praktika me impakt të rëndësishëm në ligjin tregtar, shoqëritë tregtare dhe procedura civile.
Pas kalimit të provimit të shtetit për kualifikimin në profesionin Avokat në Shqipëri, u anëtarësua pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë dhe më pas, u kualifikua për ushtrimin e profesionit të Avokatit edhe në Itali.
Si pjesë e shkollimit të tij pasuniversitar, ai u diplomua në Master për “Jurist Ndërkombëtar”, në Universitetin e Bolonjës dhe në Doktor Shkencash me titull Ph.D në “Qeverisja e Bashkimit Europian, politikat sociale dhe fiskale” pranë Universitetit të Napolit (SUN).
Ai mban rregullisht leksione dhe seminare me objekt shkëmbimet tregtare ndërkufitare dhe aspektet ligjore midis Italisë dhe Shqipërisë. Ai është gjithashtu, lektor i të drejtës procedurale civile.
Av. Alushaj flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe italiane në nivelin e gjuhës amtare dhe është i kualifikuar në mbrojtjen dhe përfaqësimin e klientëve në të gjitha shkallët e gjykimit, Gjykatën e Lartë dhe të gjitha gjykatat e posaçme. Veçanërisht, aspekti diferencues i anës profesionale të tij, qëndron në ushtrimin e aktivitetit në prani të një titulli të dyfishtë si Avokat (Itali dhe Shqipëri).
Prej disa vitesh është zgjedhur si ekspert i jashtëm i procedurës civile pranë Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri (Shkolla e trajnimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë) dhe zhvillon rregullisht leksione trajnimi pranë kësaj Shkolle. Gjithashtu, ka patur bashkëpunime të ndryshme me organizma dhe institucione trajnuese kombëtare dhe ndërkombëtare.
Lulzim Alushaj është titullari i Legale Albania Law & Tax me seli në Tiranë, Shqipëri, me fokus në konsulencë dhe asistencë për kompanitë ndërkombëtare që operojnë në sektorë të ndryshëmduke përfshirë farmaceutikën, ndërtimin, energjinë, sektorin automotiv, masmedian, turizmin dhe telekomunikacionin.
Studio Legale Albania është regjistruar në regjistrin online për njësinë konsullore të Ambasadës italiane në Shqipëri: (Firmat ligjore që operojnë në rrethin konsullor Mars 2022)
Prej vitit 2023 është emëruar anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës së Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri – A.I.I.A. (Confimi Albania), e lidhur me CONFIMI INDUSTRIA ITALIA, shoqatë që ushtron veprimtarinë e saj kryesisht në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ka si qëllim bashkëpunimin me realitetet industriale Ballkanike dhe/ose Italiane.
Av. Dr. Lulzim Alushaj dhe Studio Legale Albania prej vitesh janë konsulentë të UBF (Unioni i Biznesit Farmaceutik) shoqata më e madhe e Distributorëve farmaceutikë shqiptar (UBF) dhe i shoqatave të ndryshme të kategorisë, të cilat përfaqësohen në mënyrë të vazhdueshme institucionalisht për çështje të një rëndësie mjaft të lartë.