Carlo Venditti
Av. Prof. CARLO VENDITTI

Of Counsel Desk Napoli
Legale Albania Law & Tax
Rruga "Myslym Shyri", DOMUS Residence, Kati 4, Suita 16-17,
Njësia Bashkiake nr. 10, Kodi Postar 1001, Tirana, Albania.
Telefon: +35544534100
Faqja web: www.legalealbania.com

Av. Prof. Carlo Venditti, i lindur në Napoli më 14 qershor 1960, është ekspert ligjor pranë “Legale Albania” me seli në Tiranë (Shqipëri).
Pedagog i brendshëm i të Drejtës Civile pranë Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Campagna, Luigi Vanvitelli.
Ai ka fituar një eksperiencë të konsoliduar në çështjet e të drejtës civile, tregtare, shoqërive tregtare dhe falimentimit në rrugë gjyqësore dhe jashtë gjyqësore.
Ai jep konsulencë dhe asistencë organeve të procedurave të falimentimit dhe gjithashtu, ka kryer funksionet e përgjegjësit të falimentit, komisionerit gjyqësor në marrëveshje me kreditorët, në organin përbërës për menaxhimine krizës për shkak të borxhit të tepërt (Ligji 27 janar 2012 nr. 3 dhe ndryshimet vijuese) dhe President i Kolegjit të Arbitrazhit. Në fushën kontraktore, jep konsulencë dhe asistencë mbi hartimin dhe verifikimin e kontratave të kompanive kombëtare ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Ai ka qenë pjesë e Këshillit Gjyqësor pranë Gjykatës së Apelit të Napolit (2012-2016). Ka qenë pjesëtar i Bordit Rajonal të Garancisë Zgjedhore pranë Gjykatës së Apelit të Napolit.
Është autor i botimeve të ndryshme për unifikimin e të drejtës kontraktore evropiane, kontratës autonome të garancisë, deklaratave paraprake të trajtimit shëndetësor, detyrimeve monetare dhe interesave.