Legale Albania nga janar 2023 hyn në selinë e re
Studio "Legale Albania" njofton me kënaqësi se, në vijim të filozofisë zhvilluese të ndjekur prej saj që prej themelimit e që përkon me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj klientëve dhe rritjen e standarteve të kushteve për bashkëpunëtorët, duke nisur prej datës 09 janar 2023, do të hyjë në ambientet e selisë së saj të re që ndodhet në godinën e sapondërtuar "DOMUS Residence" në qendër të Tiranës në Rrugën "Myslym Shyri" shumë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Investimet e kryera në ambientet e reja përshtasin Studion me teknologjitë e fundit të komunikimit, rrisin ndjeshëm hapësirën e dedikuar funksionale për anëtarët e saj dhe ndaj klientëve duke i shtuar shërbimeve të konsulencës në fushat e kompetencës edhe aksesin në një ambient të ri që respekton standartet më të larta të sigurisë, imazhit dhe funksionalitetit ashtu si e meritojnë klientët, stafi dhe profesioni i Avokatisë. Faleminderit të gjithë klientëve dhe anëtarëve të Studios që me kontributin dhe besimin e tyre gjithmonë në rritje bënë të mundur realizimin e këtij objektivi.
Për më shumë informacion: [email protected]