Studio ligjore “Legale Albania” Law & Tax u krijua me inisiativën e Av. Dr. Lulzim Alushaj, i cili pas një eksperience të gjatë në Studio ligjore italiane të njohura që operojnë jashtë vendit, themeloi Studion “Legale Albania" me seli kryesore në Tiranë (Shqipëri), e specializuar në fusha tek të cilat ai ka përqëndruar veprimtarinë e tij profesionale që në fillimet e karrierës së tij.

Studio, në sajë të pranisë së profesionistëve me titull të dyfishtë Avokat (në Itali dhe Shqipëri), asiston një klientelë kombëtare dhe ndërkombëtare, nga start-up në multi-nacionale, dhe në veçanti, karakterizohet për marrëdhëniet e konsoliduara me Studio ligjore të njohura si dhe me klientë vendas dhe evropianë. Studio, gjithashtu ka një rrjet të gjerë marrëdhëniesh ndërkombëtare në shumë juridiksione europiane dhe jashtë saj, veçanërisht në Itali ku është e pranishme në disa qytete. Ky rrjet i marrëdhënieve është parësor në një sektor për nga natyra e tij globale, siç është ai i mbrojtjes të së drejtave dhe interesave të klientëve të cilët operojnë ose kanë lidhje me Shqipërinë.

Struktura e Studios ju ofron shoqërive/bizneseve vendase dhe të huaja aksesin me kosto të arsyeshme për të gjitha llojet e shërbimeve juridike dhe fiskale, duke u siguruar përvojën, përkushtimin dhe cilësinë e kësaj strukture me fleksibilitetin, komoditetin dhe disponueshmërinë e një stafi të përbërë nga profesionistë dhe ekspertë me eksperiencë të gjatë dhe të njohur e me aftësi praktike.

Studio ofron asistencë të specializuar në fushën e të drejtës së shoqërive tregtare dhe procedurave të bashkimit/përthithjes/blerjes të tyre, të drejtës së falimentimit, të drejtës administrative dhe të energjinë e rinovueshme, marrëdhëniet kontraktore, çështjet gjyqësore tregtare dhe mosmarrëveshjet gjyqësore në të gjitha juridiksionet dhe në të gjitha nivelet e gjykimit, përfshirë edhe juridiksionet e veçanta, në shoqëritë tregtare (asistencë në themelimin e shoqërive, degëve dhe zyrave të përfaqësimit, mbrojtje e të drejtave të ortakëve apo aksionarëve në pakicë), mbrojtjen e markave tregtare, të drejtën e punës dhe të drejtën tregtare, duke  garantuar një përgjigje të shpejtë dhe efikase për çdo kërkese ligjore të klientëve të saj.

Studio ligjore “Legale Albania” Law & Tax ka adoptuar standarde ndërkombëtare, në të njëjtën kohë duke forcuar marrëdhënien Profesionist – Klient si vecori dalluese e boutique firms. Një kujdes i veçantë i kushtohet Shërbimit të Klientit. Midis tyre, është shërbimi i konsulencës on-line dhe një përditësim tremujor mbi risitë kryesore legjislative dhe jurisprudenciale, duke përfshirë tema specifike sipas sektorëve të cilat vijnë edhe si rezultat i ngushtë i bashkërendimit të konsulencës me shoqërinë e posaçme Alushaj Colletti Consulting Sh.p.k. operative në dhënien e shërbimeve ad hoc për klientët me veçori të dukshme ndërkombëtarizimi.

Bologna

Bologna

Rruga "San Felice ", n. 67 Cap 40122, Bologna, (Itali) Email: [email protected]

Pescara

Pescara

Rruga “Verrotti”, 190- 65015 Montesilvano, Pescara (Itali) Email: [email protected]

Napoli

Napoli

Rruga “Rione Sirignano”,n. 5 I 80121, Napoli (Itali) Email [email protected]

Tiranë

Tiranë

Legale Albania Rr. “Myslym Shyri”, DOMUS Residence,Kati 4, Suita 16 – 17, Njësia Bashkiake nr. 10, kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri Tel. +35544534100 Email: [email protected]