Av. Prof. Carlo Venditti

Av. Prof. Carlo Venditti

Av. Prof. Carlo Venditti, i lindur në Napoli më 14 qershor 1960, është ekspert ligjor pranë “Legale Albania” me seli në Tiranë (Shqipëri).

Pedagog i brendshëm i të Drejtës Civile pranë Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Campagna, Luigi Vanvitelli.

Ai ka fituar një eksperiencë të konsoliduar në çështjet e të drejtës civile, tregtare, shoqërive tregtare dhe falimentimit në rrugë gjyqësore dhe jashtë gjyqësore.

Ai jep konsulencë dhe asistencë organeve të procedurave të falimentimit dhe gjithashtu, ka kryer funksionet e përgjegjësit të falimentit, komisionerit gjyqësor në marrëveshje me kreditorët, në organin përbërës për menaxhimine krizës për shkak të borxhit të tepërt (Ligji 27 janar 2012 nr. 3 dhe ndryshimet vijuese) dhe President i Kolegjit të Arbitrazhit. Në fushën kontraktore, jep konsulencë dhe asistencë mbi hartimin dhe verifikimin e kontratave të kompanive kombëtare ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Ai ka qenë pjesë e Këshillit Gjyqësor pranë Gjykatës së Apelit të Napolit (2012-2016).

Ka qenë pjesëtar i Bordit Rajonal të Garancisë Zgjedhore pranë Gjykatës së Apelit të Napolit.

Është autor i botimeve të ndryshme për unifikimin e të drejtës kontraktore evropiane, kontratës autonome të garancisë, deklaratave paraprake të trajtimit shëndetësor, detyrimeve monetare dhe interesave.

Kontaktoni: Av. Prof. Carlo Venditti

Legale Albania Law & Tax

www.legalealbania.com

Tel: +35544534100

Rruga “Shyqyri Berxolli”, Pallati Intercosat (pranë Gjykatës së Lartë), Shkalla A, Kati 3, Suite 9B, Njësia Bashkiake nr.10,

Tiranë – Shqipëri

E-mail: [email protected]