Av. Kadri Skerja

Av. Kadri Skerja

AV. KADRI SKERJA

Av. Kadri Skerja, ka studiuar dhe është diplomuar për Drejtësi nga Universiteti i Tiranës në vitin 1987.

Në vazhdim ai ka kryer Masterin në të Drejtë Publike, (Diplomë e Nivelit të dytë – Master Shkencor) nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Gjatë një periudhe 15 vjeçare ka punuar në organin e Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, në detyra të ndryshme si Prokuror i të gjithë niveleve dhe Drejtues i Prokurorisë së Tiranës.

Më tej, për shumë vite ka ushtruar detyrën e Avokatit të Shtetit pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit nëpërmjet trajtimit të rasteve në të gjithë nivelet e Gjykatave, në mënyrë të veçantë në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. Ka një eksperiencë të gjatë pune në administratën qendrore të Shtetit dhe sot ushtron profesionin e Avokatit pranë Dhomës së Avokatëve, Tiranë.

Ka ndjekur kurse të plota trajnimi nga projekte të Këshillit të Europës për Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, në Tiranë dhe në Strasburg pranë Këshillit të Europës dhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ka ndjekur kurse trajnimi të organizuara nga Avokatura e Përgjithshme e Shtetit, Shkolla e Magjistraturës, Avokatura e Shtetit e Mbretërisë së Spanjës dhe Italisë.

Në përfundim është kualifikuar duke fituar titullin “Avokat i Shtetit”.

Kontaktoni: Av. Kadri Skerja

Legale Albania Law & Tax

wwww.legalealbania.com

Rruga “Shyqyri Berxolli”, Pallati Intercosat (pranë Gjykatës së Lartë), Shkalla A, Kati 3, Suite 9B, Njesia Bashkiake nr.10, Tiranë – Shqipëri

Tel.: +35544534100

E-mail: [email protected]