AV. DR. LULZIM ALUSHAJ

AV. DR. LULZIM ALUSHAJ

Formimi

Pas shkollës së mesme u diplomua për Drejtësi pranë Universitetit të Bolonjës (Alma Mater Studiorum).

Gjatë periudhës së praktikës profesionale të kryer në Studio Ligjore për shoqëri tregtare/biznese ndërkombëtare ka fituar një eksperiencë të rëndësishme në çështje dhe praktika me impakt të rëndësishëm tregtar, shoqëri tregtare dhe procedurë civile.

Pas kalimit të provimit të shtetit për kualifikim në profesionin Avokat në Shqipëri, u anëtarësua pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë dhe pas kësaj, u ligjërua të ushtronte profesionin e Avokatit edhe në shtetin Italian.

Specializimi dhe mësimdhënia

Gjatë edukimit të tij pas-Universitar ka ndjekur me sukses Master për “Jurist Ndërkombëtar”, në Universitetin e Bolonjës dhe Doktor Shkencash me titull Ph. D në “Qeverisja e Bashkimit Europian, politikat sociale dhe fiskale” në SUN Napoli.

Zhvillon rregullisht leksione dhe seminare mbi temën e tregtisë ndërkufitare dhe aspektet ligjore krahasuese midis Italisë dhe Shqipërisë. Ai është gjithashtu lektor i të drejtës procedurale civile. Av. Alushaj flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe italiane në nivelin e gjuhës amtare, mund të mbrojë dhe përfaqësojë klientët në të gjitha shkallët e gjykimit, Gjykatën e Lartë dhe të gjitha gjykatat e posaçme. Veçanërisht, aspekti diferencues i anës profesionale të tij, qëndron në ushtrimin e aktivitetit në prani të një titulli të dyfishtë si Avokat në Itali dhe në Shqipëri.

Prej kohësh është zgjedhur si ekspert i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri (Shkolla e trajnimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë) në Procedurë Civile dhe zhvillon rregullisht leksione trajnimi pranë kësaj Shkolle.

Lulzimi është titullari i Legale Albania Law & Tax me seli në Tiranë (Shqipëri), një pikë referimi në konsulencë dhe asistencë për kompanitë ndërkombëtare që operojnë në sektorë të ndryshëm duke përfshirë ndërtimin, energjinë, automotive, median, turizmin dhe telekomunikacionin.

Kontaktoni: Av. Dr. Lulzim Alushaj

Legale Albania Law & Tax

www.legalealbania.com

Rruga “Shyqyri Berxolli”, Pallati Intercosat (pranë Gjykatës së Lartë), Shkalla A, Kati 3, Suita 9B, Njësia Bashkiake nr.10, Tiranë, 1001.

Tel.: +35544534100

E-mail: [email protected]