AV. ANDREA COLLETTI

AV. ANDREA COLLETTI

Av. Andrea Colletti i lindur në Pescara më 22 mars 1981, është ekspert ligjor pranë “Legale Albania” me seli në Tiranë (Shqipëri).

Ai ka fituar diplomë Master në Drejtësi në vitin 2005 c/o në Universitetin e Bolonjës, diplomë Bachelor në Shkenca Politike në vitin 2008 c/o në Universitetin e Bolonjës dhe Master Universitar të nivelit të dytë në “Proceset e Ndërkombëtarizimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme” në l’Alma Graduate School di Bologna.

Ai ka qenë Visiting Student c/o në Universitietin Essex (UK) në vitin 2002-2003 me bursë studimi Erasmus dhe Visiting Student c/o në Universitetin Complutense de Madrid dhe Uned (Spanja) në vitin 2004-2005 për hartimin e temës së diplomës.

Nga janari 2010 është regjistruar anëtar pranë Dhomës së Avokatisë në Pescara. Ai merret kryesisht me përgjegjësinë mjekësore (neglizhencën mjekësore), përgjegjësinë profesionale, aksidentet rrugore, dëmtimin e imazhit (shpifjet) dhe konsulencë për bizneset.

Flet Anglisht, Spanjisht dhe Frëngjisht.

Nga viti 2013 është Deputet i Republikës Italiane.

Gjatë Legjislaturës së XVII (2013 – 2018) ka qenë Komisioner i Komisionit të Drejtësisë. Gjithashtu, ka qenë relator i minorancës së masave si më poshtë: Ligji mbi përgjegjësinë mjekësore; Dekreti legjislativ i zbrazjes së Burgjeve (78/2013); Dekreti legjislativ i burgjeve (146/2013); Përgjegjësia civile e magjistratëve; Parashkrimi i krimeve; Normat mbi korrupsionin.

Ai ka paraqitur propozimet ligjore si vijon:

Ndryshime në Kodin Penal për parashkrimin e krimeve (A.C. 1174); Ndryshime në Kodin e Procedurës Civile dhe dispozitave të tjera për përshpejtimin e gjykimit civil (A.C. 2921); Ligjit Anti – Korrupsion (A.C. 1194); Ndryshime në Kodin e sigurimeve private – RcAuto (A.C.2708); Ndryshime në Ligjin e formimit ligjor (A.C.2643); Krimin në shoqëri tregtare, krimin tatimor dhe falimentimit (A.C. 1205); Ligjin Anti-mafia dhe pastrimit të parave (A.C. 1195).

Në Legjislaturën aktuale – XVIII – (nga 2018 deri sot) është Komisioner i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe komunitetit, si dhe President i Bordit të Apelit të Dhomës së Deputetëve, organi më i lartë i vetëdeklarimit parlamentar. Ai ka paraqitur propozimet e mëposhtme ligjore: Ndryshime në Kodin Penal për parashkrimin e krimeve (A.C. 765); Ndryshim të nenit 416 të Kodit Penal për shkëmbimin zgjedhor politiko-mafioz (A.C. 766); Heqjen e gjykatave rajonale dhe të Gjykatës së lartë të ujërave publike (A.C. 767); Krijimin e një Komisioni parlamentar hetimi mbi gabimet në fushën e shëndetësisë, shkaqet e deficiteve shëndetësore rajonale dhe sistemit të prokurimit në sektorin e shëndetësisë (A.C. 1055); Normave për përgjegjësine shëndetësore (A.C. 1321); Ndryshime në Kodin Civil dhe në Dekret-Ligjin 12 shtator 2014, nr. 132, e konvertuar me ndryshimet e Ligjit 10 nëntor 2014, nr. 162, për negociimin e asistuar në çështjet e punës dhe Ligjit 28 qershor 2012, nr. 92, për ankesat e pushimit nga puna (A.C. 1424); Delegimin e Qeverisë për riorganizimin e dispozitave për procesin civil dhe gjykimet e posacme sipas kritereve të efiçencës dhe harmonizimit (A.C. 1475).

Kontaktoni: Av. Andrea Colletti

Legale Albania Law & Tax

www.legalealbania.com

Tel.: +35544534100

Rruga “Shyqyri Berxolli”, Pallati Intercosat (pranë Gjykatës së Lartë), Shkalla A, Kati 3, Suite 9B, Njesia Bashkiake nr.10,

Tiranë – Shqipëri E-mail: [email protected]