Akt normativ masa lehtësuese për Ekportuesit, ndryshime në Ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”
Pas miratimit të ligjit të ri nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili përcaktoi disa rregulla të reja në fushën e taksimit për të ardhurat personale dhe fitimin korporativ, më datë 7 qershor 2023 Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ “Për disa shtesa në Ligjin nr.29/2023, “Për Tatimin mbi të Ardhurat” për dhënien e disa masave lehtësuese dhe mundësisë së rritjes së likuidititetit për subjektet eksportuese, të cilët së fundmi janë prekur nga lëvizjet e kursit të këmbimit në vend.
“Tatimpaguesit eksportues, të cilët në vitin 2022 kanë eksportuar jo më pak se 70% të vlerës së përgjithshme të shitjeve, përfshirë eksportet, nuk paguajnë këstet që parapaguhen në muajt qershor, shtator dhe dhjetor të vitit 2023” Pra, me hyrjen në fuqi të këtij Akti normativ, të gjithë subjektet eksportues shqiptarë që eksportojnë mbi 70% të produkteve të tyre nuk do të parapaguajnë këstet e të tatim fitimit për muajt qershor, shtator dhe dhjetor 2023. Vetëm nëse eksportuesit do të dalin me fitim do të paguajnë tatimin mbi fitimin dhe nëse do të dalin me humbje nuk do të kenë për të paguar taitm fitim.
Për më shumë informacion: [email protected]