Our Posts

Av. Lulzim Alushaj emërohet anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës së Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri – A.I.IA.

Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri (A.I.I.A), anëtare e CONFIMI INDUSTRIA ITALI, zhvillon përgjithësisht aktivitetin e saj në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ka për qëllim bashkëpunimin me realitetet e Konfindustrisë Ballkanike dhe/ose Italiane. Në fushën e roleve të luajtura nga komponentët e sistemit, aftësive dhe fuqive të dhëna, Shoqata ka për qëllim promovimin, në shoqëri dhe tek sipërmarrësit, etj; të përfaqësojë dhe mbrojë, brenda kufijve të statutit të saj, sektorin e prodhimit të mallrave dhe/ose shërbimeve në ecurinë kulturore, ekonomike dhe produktive, etj;

Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri, ka përfunduar rinovimin e detyrave të organeve të reja të Shoqatës, në përputhje me normat statutore, duke regjistruar emërimet e reja në regjistrin e  Organizatave Jofitimprurëse (OJF) pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Av. Lulzim Alushaj, pas votimit, u zgjodh një ndër 5 (pesë) anëtarët e Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës së Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri – A.I.I.A, me mandat 2 (dy) vjeçar.

http://legalealbania.com