Legale Albania në botën e prodhimit kinematografik
Legale Albania ka asistuar nga ana ligjore Blueberry’s Production, shoqërinë e prodhimit kinematografik të filmit “Policë për kokë”, në të gjitha fazat kontraktuale të cilat kanë përfshirë në prodhimin e filmit subjekte të ndryshme të sektorit kinematografik vendase dhe të huaja. Filmi u shfaq në premierë më datë 11 janar 2023 pranë Kinema “Millennium” në praninë e shumë personazheve të botës së televizionit, kinemasë, artit dhe kulturës.
Studio Legale Albania është e pranishme prej vitesh në projekte të ndryshme të botës së spektaklit duke i ofruar asistencë prodhimeve kinematografike, televizionit dhe subjekteve kryesore të përfshira (aktorë, regjizorë, skenaristë, drejtorë fotografie dhe interpretues të kolonave zanore). Studio ka asistuar dhe asiston me frekuencë të veçantë aktorë dhe personazhe të famshëm në diskutimin dhe mbylljen e kontratave në sektorin e kinemasë, televizionit dhe publicitetit.