TESISQUARE HAP NË SHQIPËRI
@Legale Albania, me ekipin e përbërë nga Av. Eva Priska dhe Av. Xhesilda Balashi, të koordinuara nga Partneri Av. Lulzim Alushaj, ka asistuar grupin Torinez në procedurat e themelimit dhe regjistrimit të shoqërisë së re në Shqipëri. Në vijim të fazave të ndryshme të konsulencës kombëtare dhe ndërkombëtare, të ndjekura tërësisht nga Studio Legale Albania, bëhet me dije se ka përfunduar me sukses faza e regjistrimit të një shoqërie të së drejtës shqiptare, e kontrolluar nga ana e Tesi S.p.A.. Tesi S.p.A është një shoqëri që operon në fushën e Teknologjisë së Informacionit, duke krijuar dhe shpërndarë zgjidhje të plota dhe të besueshme softuerike në mbi 40 vende në të gjithë botën.
Me hapjen e saj në Shqipëri, Shoqëria zgjeron objektivat ndërkombëtare, duke ofruar software bashkëpunues me qëllim për të inovuar proceset e biznesit të klientëve, duke i ndihmuar ata të përballen me evoluimin e shpejtë të teknologjive.
Për më shumë informacion: [email protected]