Paqartësi mbi statusin e subjektit i ”pezulluar” regjistruar nga vetë QKB, për mosregjistrimin e pronarëve përfitues.
Mospërmbushja e detyrimit ligjor nga ana e subjekteve raportuese, për regjistrimin fillestar të të dhënave të pronarëve përfitues apo përditësimin sa herë që ndodhin ndryshime në këto të dhëna, rezulton se do të ketë pasoja, jo vetëm me pasojat financiare që vijnë si pasojë e gjobave, por edhe lidhur me statusin e veprimtarisë së tyre mbi procedurën e ndjekur nga QKB.
Në rast mospërmbushje të detyrimit për sa më sipër, QKB-ja dhe autoriteti përgjegjës për mbajtjen e Regjistrit të Organizatave Jofitimprurëse për subjektet raportuese, do të ndryshojnë statusin për subjektet raportuese nga status “aktiv” në statusin “të pezulluar” në Regjistrin Tregtar dhe në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse, deri në pagimin e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues.
Kujdes, nga praktika ka rezultuar se QKB-ja nuk kryen një njoftim paraprak lidhur me masën e gjobës dhe më tej ndryshimin dhe kalimin e statusit të subjektit raportues në të pezulluar, por përkundrazi ky i fundit mund të vihet në dijeni vetëm me inisiativë të tij nga shënimi në ekstraktin tregtar. Edhe afati i njoftimit, në rast se subjekti do të kërkojë të ankimojë këtë kalim/shënim/vendimarrje të QKB-së, fillon nga momenti i regjistrimit të shënimit në QKB .
Nga kjo procedurë e ndjekur nga ana e QKB-së mbetet e paqartë, duke qenë se as ligji 9901/2008 apo ai 9723/2007 nuk parashikojnë “statusin e pezulluar”, se ç’farë do të nënkuptohet me statusin e “pezulluar” të subjektit apo edhe nëse ky ndryshim statusi do të ketë pasoja për subjektin raportues si tatimpagues edhe në administratën tatimore.
Për më shumë informacion: [email protected]