Our Posts

Nga korrik 2022 më pak tatim mbi fitimin nga të ardhurat personale nga punësimi

Më datë 25.11.2021, është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave, ligji Nr. 113/2021, i cili ka vendosur zëvendësimin e Pasqyrës 1 të parashikuar në Ligjin Nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, në lidhje me tabelën për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi.

Ligji i ri nr. 113/2021, ka bërë ndryshime esenciale krahasuar me Tabelën e parashikuar nga Ligji Nr.8438/1998, të cilat në varësi të ardhurave nga paga në lekë/muaj dhe e ardhura e tatueshme në lekë/muaji do të ndryshojë norma tatimore në përqindje/mujore.

Tabela për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi

 

E ardhura nga paga në

lekë/muaj

E ardhura e tatueshme në

lekë/muaj

Norma tatimore në përqindje/mujore
Nga Deri në Nga Deri në
0 40 000 0 40 000 0%
 

40 001

 

50 000

0 30 000 0%
30 001 50 000 50% * 13% të shumës

mbi 30 000 lekë

 

 

50 001

 

 

Më tepër

0 30 000 0%
30 001 200 000 13% e shumës mbi 30

000 lekë

200 001 Më tepër 22 100 lekë + 23% të

shumës mbi 200 000 lekë

 

Ky ligj, do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet duke filluar nga data 1 korrik 2022.

Për më shumë informacion rreth këtyre praktikave na shkruani në: [email protected]

http://legalealbania.com