Our Posts

Ndryshimi i të dhënave në QKB, ndërthurje me fiskalizimin

Me një njoftim në faqen zyrtare të saj “Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit, se në rastet kur ata kryejnë Kërkesë për ndryshim të të dhënave të biznesit, pranë sporteleve të QKB apo online nëpërmjet portalit e-albania, duhet të verifikojnë edhe Kodin e vendit të ushtrimit të aktivitetit në portalin SelfCare.

Ky verifikim duhet të kryhet pasi çdo Kërkesë për ndryshim në QKB, shoqërohet me një numër të ri çështjeje (CN Case Number), i cili reflektohet në sistemin Tatimor duke gjeneruar një Kod të ri të vendit të ushtrimit të aktivitetit. Gjenerimi i këtij Kodi të ri, kryesisht për subjektet të cilët kanë vetëm 1(një) vend ushtrimi të aktivitetit, nuk mundëson kryerjen e veprimtarisë së rregullt nga ana e tatimpaguesit, për sa i përket procesit të Fiskalizimit.

Pas verifikimit, nëse rezulton se është gjeneruar një Kod i ri i vendit të ushtrimit të aktivitetit, tatimpaguesi duhet menjëherë të njoftojë dhe t’ia vërë në dispozicion Kodin e ri, ofruesit të zgjidhjes softwarike të çertifikuar, i cili më pas kryen përditësimet dhe mundëson lëshimin e faturave”.

http://legalealbania.com