Our Posts

Mënyra të reja për deklarimet (on line) pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve

Një rikujtesë për të gjithë subjektet: në bazë të Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, subjektet që kryejnë transaksione me entet publike do të fillojnë procesin e fiskalizimit më 01 Janar 2021, dhe përgjatë vitit 2021 do të bëhen pjesë e këtij procesi edhe subjektet që kryejnë transaksione me klientë individë apo subjekte të tjera (pra, jo vetëm me entet publike). Të përjashtuar nga kjo skemë janë prodhuesit bujqësorë, transporti urban dhe shitësit ambulantë.

Sistemi i fiskalizimit do të bëhet nëpërmjet portalit SelfCare të publikuar nga administrata tatimore. Faturat e lëshuara duhet të nënshkruhen elektronikisht nga tatimpaguesi nëpërmjet kodit të çertifikatës elektronike të lëshuar nga AKSHI. Shkëmbimi i faturave mes shitësit dhe blerësit do të bëhet on-line nëpërmjet kësaj platforme, ku blerësi ka disa opsione për pranimin ose jo të faturës së lëshuar në emër të tij, ose mund të informojë shitësin në lidhje me pagesën e plotë/të pjesshme të faturës.

Nëse ka ndërprerje, defekte, etj, tatimpaguesi duhet të përdorë bllokun e faturave të Tvsh dhe brenda 48 orëve bën më pas fiskalizimin e tyre në sistem. Ky portal do të përdoret për faturat, librat e blerjeve/shitjeve dhe deklaratën e TVSH. Janë disa shoqëri të autorizuara nga AKSHI që ofrojnë programin e deklarimeve në sistemin fiskal.

Çdo veprim ose mosveprim i kryer nga tatimpaguesi, që bie ndesh me dispozitat e këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet si e tillë në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.

 

Për më shumë informacion: [email protected]

http://legalealbania.com