Our Posts

Krijohet baza e të dhënave shtetërore “Regjistri Elektronik i Ekspertëve”

Krijohet regjistri elektronik i ekspertëve i cili do të jetë ndihmë në proceset gjyqësore që zhvillohen pranë gjykatave shqiptare: Me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave, me vendimin nr. 502 të datës 24.06.2020, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 121/2020, vendosi krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri elektronik i ekspertëve” i cili ka si qëllim  ruajtjen, administrimin dhe përpunimin e të dhënave në formë elektronike për ekspertët që përmbushin  kushtet për t’u regjistruar në të, sipas përcaktimit të nenit 224/d, të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, duke i grupuar sipas fushës së tyre të ekspertizës dhe vendit ku punojnë.

Në “Regjistrin elektronik të ekspertëve” regjistrohen ekspertët, për të cilët ligjet e posaçme, që  rregullojnë organizimin dhe funksionin e profesionit ose të një fushe të caktuar, parashikojnë licencimin e tyre. Ky regjistër, si bazë e të dhënave shtetërore, bëhet në formatin Web-based dhe hostohet në datacenterin qeveritar që ndodhet në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Përdoruesit do të ndahen në administrator, editues dhe lexues.

www.legalealbania.com